Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës për vepra të ndryshme penale.
Dy prej tyre u arrestuan pasi akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Ata u kapën në lokalin e tyre, ku policia sekuestroi 1 tavolinë pokeri, 3 pako letra pokeri dhe disa cipsa. Ndërsa një 17-vjecar akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.” Gjatë kontrollit, iu gjet një sasi me lëndë narkotike ‘cannabis sativa’.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
G.L., 29 vjeç dhe V. R., 25 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, kryer në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar ambientet e lokalit në pronësi të tyre, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, janë gjetur dhe sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 3 pako me letra pokeri dhe disa çipsa që përdoren për lojën e pokerit.
Nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të DVP Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit
E.K., 17 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, këtij shtetasi i është gjetur një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel