Policia e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar një 21-vjeçar me inicialet B.K, i cili dyshohet se kishte deponuar rreth 1 mijë euro të falsifikuara në bankat e vendit dhe kishte blerë me 500 euro të falsifikuara në një market, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se monedhat e falsifikuara 3×500 euro janë sekuestruar si dëshmi për ti paraqitur në kallëzimin penal.

Në lidhje më këtë rast është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimi e të dyshimtit. Policia e Kosovës apelon për të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici, dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohet e fundit kemi raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë në qarkullim”, thuhet në komunikatë./Gazeta Express