Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shtetit, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Klodian Murati, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në dalje të Bypass-it Himarë, shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, i kanë bërë shenjë për të ndaluar 27-vjeçarit, i cili drejtonte automjetin tip furgon. 27-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.

Më pas ëhstë gjetur mjeti i braktisur ku në të jan gjetur 33 emigrantë të paligjshëm, ndërsa shoferi ishte larguar.

Policia arriti të arrestonte Klodian Muratin në Laprakë, ku gjatë kontrollit fizik të tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e dyshuar lënde narkotike e llojit kokainë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.   

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 33 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 27-vjeçari që posedonte edhe kokainë.   

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me  specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë nr.5, Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double 3”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.