Biznesi i cili është bërë shënjestër e plumbave pak pas mesnate në Kamëz është agjenci funerale.

Mësohet se ai është në pronësi të Emiriana Mukës, e cila tani është marrë në pyetje nga policia për të zbuluar nëse ka pasur apo jo konflikte, për të shkuar kështu në gjurmët e autorit.

Muka është ndarë nga ish-bashkëshorti rreth një vit më parë, i cili pas divorcit ka hapur një tjetër agjenci funerale përballë biznesit të kësaj të fundit.

Dyshohet se ai u kishte para borxh disa personave dhe një nga pistat që po heton policia është se autorët mund të kenë ngatërruar godinën.