Një 34 vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi ka tentuar të vjedhë një shumë parash në recepsionin e spitalit të Gjirokastrës.
Mësohet se shtetasi Armand Risti nën kërcënimin e nje sendi të fortë ka tentuar që të grabisë paratë nga recepsioni.
Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka bërë të mundur arrestimin e të riut. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një send plastik (pistoletë lodër).