Vyacheslav Volodin, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit në Rusi, akuzoi Washingtonin se po merr pjesë në koordinimin e operacioneve ushtarake në Ukrainë. Ai i cilësoi veprimet e amerikanëve si pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë në luftë kundër Rusisë.

Ligjvënësi më i lartë i Rusisë shkroi në kanalin e tij Telegram: “Washingtoni në thelb po koordinon dhe zhvillon operacionet ushtarake, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet ushtarake kundër vendit tonë”

Kujtojmë se zyrtarët amerikanë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar inteligjencë Ukrainës për të ndihmuar në kundëpërgjigjen e sulmit rus, por kanë mohuar që kjo inteligjencë përfshin të dhëna të sakta të synimeve.