Policia ka arrestuar autorin kryesor të grabitjes së filialit të Postës Shqiptare në Kamëz, si edhe ka sekuestruar 1 milion lekë të rinj, një aparat celular, një armë zjarri pistoletë dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Mësohet se Elis Suçi nën kërcënimin e një arme ka marrë rreth 1.3 milionë lekë në filialin e postës në Kamëz, në bashkëpunim edhe me Algert Kurtin. Ky i fundit u arrestua një ditë më parë nga policia, ndërsa ngjarja ndodhi dy ditë më parë