Kishte përshtatur lokalin për organizmin e lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Shërbimet e Komisariat të Policisë Shijak, në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin O. K., 30 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij është konstatuar se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 laptop dhe 1 kompjuter.