Një ish-diplomat amerikan mund të përballet me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për përdhunimin dhe drogimin e 23 grave për 14 vite rresht. Gjatë asaj periudhe ai punonte në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mexico City.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, Brain Jeffrey Raymond nga La Mesa, Kaliforni, u shpall fajtor të premten. 45-vjeçari akuzohet për abuzim seksual federal dhe transportimin të akuzave materiale të pahijshme.

Diplomati amerikan akuzohet për përdhunim dhe drogim të 23 grave,

Hetimi i parë për Raymond nisi kur një grua nudo u pa duke bërtitur për ndihmë në ballkonin e apartamentit të tij në Mexico City, majin e kaluar.

Gruaja i tha FBI-së se nuk i kujtoheshin ngjarjet, pasi kishin konsumuar pije dhe ushqim të siguruar nga 45-vjeçari. Ky i fundit u arrestua në La Mesa tetorin e kaluar, për akuzën detyrim dhe joshje.

“Brian Raymond tradhtoi besimin e dhënë si një punonjës i qeverisë amerikane që përfaqëson Shtetet e Bashkuara jashtë vendit. Ai abuzoi seksualisht dhe shfrytëzoi gratë e pambrojtura që ai shënjëstroi në SHBA dhe në të gjithë botën”, tha në një deklaratë ndihmës prokurori i Përgjithshëm, Kenneth A. Polite.