Home AKTUALITET Arrestohet ‘doktori’ i Cosa Nostras, shqiptari transportues siguronte furnizim me kokainë

Arrestohet ‘doktori’ i Cosa Nostras, shqiptari transportues siguronte furnizim me kokainë

98

Organizata në të cilën bëjnë pjesë të arrestuarit rezultojnë se kanë përdorur edhe një stjuardesë për të dërguar në Brazil rreth 300 mijë euro, para të ardhura nga shitja e kokainës.

TIRANË– Giuseppe Guttadauro, i njohur si “doktori” dhe që është pjesë e klanit mafioz ‘Cosa Nostra’ është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Mediat italiane shkruajnë se Guttadauro u arrestua në Palermo bashkë me të birin, Mario Carlo Guttadauro pasi akuzohen për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. ‘Doktori’ akuzohet se kishte rolin e ndërmjetësit për tregtinë e drogës, kryesisht me vendet e Amerikës së Jugut. Nëse nuk do të ishte arrestuar ai do të kishte arritur ë tregtonte një sasi të madhe kanabisi që kishte planifikuar ta bënte përmes një shqiptari. Ky i fundit do t’i shërbente për t’i siguruar një kanal për furnizimin e kokainës nga Amerika e Jugut. 

Organizata në të cilën bëjnë pjesë të arrestuarit rezultojnë se kanë përdorur edhe një stjuardesë për të dërguar në Brazil rreth 300 mijë euro, para të ardhura nga shitja e kokainës.

‘Doktori’ për të zgjidhur një mosmarrëveshje që një grua e pasur romake kishte me një institucion bankar për rreth 16 milionë euro. Në këmbim atij i ishte premtuar një sasi e konsiderueshme parash. E për ta çuar deri në fund zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje Guttadauro ka përdorur edhe dhunë, një taktikë e ashpër e klanit “Cosa Nostra” e zbuluar nga i penduari i drejtësisë Francesco Colletti. Në kuadër të të njëjtit hetim, po hetohen edhe subjekte të tjera të Palermos, tre prej të cilëve konsiderohen të lidhur me familjen Palermo-Roçella dhe dy, në konkurrencë me Mario Carlo Guttadauro.