Një 54-vjeçare është vënë në pranga në Divjakë pasi ka kanosur për jetën dhe ka dhunuar bashkëshortin e saj.

Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras.“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.