Një 40 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kuçovës, pasi akuzohet për një serë vjedhjesh në qytet. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Alvaro Jani Merka 40 vjec, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve banesash dhe dyqanesh në Kuçovë.

Vjedhjet janë kryer të gjitha në muajin prill të këtij viti dhe çdo vjedhje kryehej gjatë natës, duke shqyer dyert kryesore të banesave.

Ai ishte kthyer në “makthin” e banorëve të qytetit, ndërsa këta të fundit kishin filluar të bënin edhe vetë roje natën për të kapur “hajdutin serial”.

Policia ka identifikuar 40-vjeçari Merka përmes kamerave të sigurisë së banesave, ku edhe ka kryer vjedhjet.