Një 28 vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar nga Policia e Shkodrës. Në prangat e bluve të Shkodrës ka rënë i riu me iniciale  M. R., 28 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë, Shkodër.

Ai akuzohet për veprat penale: “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Më 22 shkurt të këtij viti 28 vjeçari së bashku me dy shtetas të tjerë, kanë goditur me grushte shtetasin K. S., 22 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks”.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks”, si rezultat i të cilit bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. R., 28 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë, Shkodër.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 05.04.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ky shtetas, më datë 22.02.2022, së bashku me shtetasit H. R., E. R. dhe R. R. (të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas ngjarjes), kanë goditur me grushte shtetasin K. S., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër. Gjithashtu, shtetasi M. R. e ka kanosur shtetasin K. S., me armë zjarri.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.