Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës në kuadër të operacionit policer të koduar “Subvencioni”.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas një hetimi tremujor për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kryer kundër veprimtarisë shtetërore nga personat që ushtrojnë funksione publike.

Në kuadër të operacionit “Subvencioni”, u arrestuan në flagrancë inspektori i AZHBR-së Arbri Pajo dhe blegtori Shaban Zaçe.

Arbri Pajo me detyrë inspector i Angjencisë për Zhvilimin Bujqësor Rural në Korçë,  ka pranuar ryfshetin e ofruar nga Zaçe për të prfituar në mënyrë të parregullt një sasi më të madhe parash nga subvencionet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Subvencioni”.

Operacioni, nga Seksioni për Krimin Ekonomiko-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, pas një hetimi tremujor për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kryer kundër veprimtarisë shtetërore nga personat që ushtrojnë funksione publike.

Pranoi ryshfet për të favorizuar një blegtor, që të përfitonte në mënyrë të parregullt një sasi më të madhe parash nga subvencionet, vihet në pranga inspektori i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor Rural në Korçë.

Vihet në pranga edhe blegtori që ofroi ryshfet.

Sekuestrohet një shumë parash që u pranua si ryshfet.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të kryer nga personat që ushtrojnë funksione publike kundër veprimtarisë shtetërore, pas një hetimi tremujor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Subvencioni”. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Shaban Zaçe, 38 vjeç, banues në Ersekë;

Arbri Pajo, 35 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, me detyrë inspektor terreni pranë Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Nga informacionet e grumbulluara gjatë hetimeve, si edhe falë mirorganizimit të punës nga ana e shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtyre shtetasve, në lagjen nr. 8, Korçë, në momentin kur shtetasi Sh. Z., përfitues i subvencionit për bagëtitë, po i ofronte ryshfet (90.000 lekë), inspektorit të AZHBR-së, me qëllim që Sh. Z. të përfitonte në mënyrë të parregullt, nga skema mbështetëse, shumën 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se inspektori A. P., duke shfrytëzuar detyrën, ka favorizuar edhe disa fermerë të tjerë, që të përfitonin nga skema e subvencioneve mbështetëse, shuma më të mëdha monetare, në kundërshtim me ligjin, duke iu kërkuar atyre ryshfet nga 50.000 deri në 100.000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. P., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 90.000 lekë, që dyshohet se i ka pranuar si ryshfet nga 38-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon të gjithë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 129, çdo rast të korrupsionit, duke iu siguruar atyre anonimatin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të çdo shkelësi të ligjit.