Një 26-vjeçar shqiptar është kapur nga policia greke me 53 kilogramë marijuanë. Mësohet se shqiptari u arrestua nga policia greke në zonën e Kozanit.

Identiteti i të arrestuarit ende nuk bëhet me dije ndërsa mësohet se 26-vjeçari e kishte vendosur drogën në makinë, të ndarë në tre çanta.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia greke, mësohet se janë sekuestruar 80 euro, një aparat celular dhe një kartë SIM.