Një 36-vjeçare ka rënë rë prangat e policisë së Lushnjes, pasi akuzohet se kërcënuar një burrë për t’i marrë para.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi E. M., 36 vjeçe, banuese në fshatin Toshkëz, Lushnjë, pasi nëpërmjet kanosjes dhe dhunës psikologjike, i ka kërkuar një shumë parash, shtetasit G. N., 52 vjeç
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasen E. M., 36 vjeçe, banuese në fshatin Toshkëz, Lushnjë, pasi nëpërmjet kanosjes dhe dhunës psikologjike, i ka kërkuar një shumë parash, shtetasit G. N., 52 vjeç.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi F. I., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale”njofton policia.