Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në lagjen “Perash” të Shkodrës.

Bëhet me dije se mjeti që është djegur është i efektivit të Forcave Operacionales të Shkodrës, Dritan Turhani

Dyshohet se mjetit i është vënë zjarri qëllimisht, pasi janë gjetur shenja se makinës i është hedhur lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.