Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në magazinën në pronësi të shtetasit A. Zh. Nga veprimet hetimore dyshohet që 31-vjeçari të jetë autor edhe i vjedhjes së disa materialeve në magazinën në pronësi të shtetasit A. Xh., 42 vjeç.