Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, për shtetasin F. K., 68 vjeç, banues në Belsh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi dyshohet se i ka pushtuar një sipërfaqe toke, shtetasit S. XH., 61 vjeç, në fshatin Çepë.