Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që kundërshtojnë Policinë.

Si rezultat i kontrollit, ditën e sotme, efektivët e Rrugores kanë ndaluar shtetasin me iniciale M,M 27-vjeç, pasi drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt.

Gjatë verifikimeve të kryera nga ana e Policisë, i riu drejtonte automjetin pa leje drejtimi, si dhe nën efektin e lëndëvë narkotike.

27-vjeçari është arrestuar nga policia, për veprën penale: “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë:

Shkon në 18 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi, vihet në pranga 27-vjeçari.

Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë.

Si rezultat i kontrolleve intensive, ditën e sotme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë konstatuar shtetasin M. M., 27 vjeç, i cili drejtonte automjetin, në mënyrë të parregullt.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. M. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Pas kryerjes së testit të drogës me AquilaScan, 27-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë