Një histori dashuri mes një trafikanti droge dhe një policeje në Londër ka si protagonist shqiptarin Julian Agalliu. Ai u arrestua nën dyshimet si i përfshirë në trafikun e drogës. Ndëshkimit nuk i ka shpëtuar edhe e dashura e tij e cila u shkarkua nga detyra pas 15 vitesh në radhët e policisë metropolitane.Arrestimi i shqiptarit i dyshuar si trafikant droge në Angli, ka penalizuar partnerja e saj Rasvinder Agalliu.
Arrestimi i shqiptarit i dyshuar si trafikant droge në Angli, ka penalizuar partnerja e saj Rasvinder Agalliu.
Ajo ishte punonjëse e policisë në Metropolitane për më shumë se 15 vite por u shkarkua pasi i dashuri i saj shqiptar ra në pranga.
Ajo ishte punonjëse e policisë në Metropolitane për më shumë se 15 vite por u shkarkua pasi i dashuri i saj shqiptar ra në pranga.
Gazeta The Times shkruan se ish policja ka deklaruar se paratë vinin nga puna e Julianit si kuzhinier për futbollistët profesionistë.
Por provat e gjetura faktuan se shqiptari ishte një tregtar i madh droge që përdorte aplikacionin Encrochat për të tregtuar kokainë dhe kanabis.
Hetusit gjatë vëzhgimeve kishin konstatuar ish policen me një makinë ‘Audi’ me vlerë 70,000 paund, me veshje e aksesorë markash të shtrenjta dhe prova të tjera të stilit të jetesës së një milioneri, të cilat nuk përputheshin me pagën që ajo merrte si punonjës policie.
Aplikacioni i ngjashëm me atë që Julian Agalliu përdorte u zbërthye dhe u zbuluan mesazhe që i referoheshin marrëveshjeve për pako me peshë 100 kg kokainë të transformuara si marka Hublot.
Në qershor të vitit 2020 policia kreu një kontroll banesës së çiftit ku u gjetën kokainë, peshore digjitale dhe më shumë se 15,000 paund.
Në atë kohë avokati i ish policisë pretendonte se ata jetonin të ndarë dhe së kokainën e cila u gjet në banesë mund të ishte vendosur nga dikush gjatë një feste.