Një 59-vjeçar në Elbasan mbeti viktimë e motit të keq që përfshiu vendin.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, 12 dhjetor.

Në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Ndërkohë në media kanë qarkulluar pamjet e viktimës para se ai të mbytej.

Prurjet në përroin e këtij fshati u shtuan ndjeshëm në orët e fundit për shkak të reshjeve me intensitet.

Ora news