Mes 34 të arrestuarve në protestën e djeshme të Berishës para selisë së PD-së është edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht si Stresi.
Pas këtij arrestimi ka ardhur menjëherë reagimi i Morena Tarkut e cila ka treguar gjithmonë se ka shumë afrimitet me Stresisn edhe përtej profesionit.
“Ti je me mua në çdo cep të botës… Pa ty s’jam unë. Stresi i lirë. Deri në vdekje. Zemra ti meriton dashuri jo dhunë”, ka shkruar Morena në një foto të reperit.
Kujtojmë se dje Stresi publikoi një InstaStory nga fugoni i policisë ku shkruante:
“Nëse kam gjujt një gurë keni të drejt me vepru, po jo kot. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bo gjo?? I bëj thirrje mediave”.