TIRANË- Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Dy të plagosurit janë paraqitur në spitalin e “Traumës” në Tiranë ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet ende vendi ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Të dy të plagosurit janë nga Fushë Kruja. Burime raportojnë se inspektorë të krimeve të komisariatit të Krujës janë nisur për tek spitali i “Traumës” ku ndodhen dy të plagosurit të cilët pritet të merren në pyetje për të zbardhur ngjarjen.