Fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë, Lionel Messi do të vijojë karrierën e tij në ‘Camp Nou’ si futbollisti i Barcelonës.
Sipas mediave spanjolle palët kanë gjetur një akord në princip për një kontratë të re 5-vjeçare. Më herët ishte folur për një kontratë 2-vjeçare ndërmjet tyre por më sa duket palët kërkojnë të vijojnë edhe më tej bashkëpunimin në fushën e lojës.
Messi ka pranuar një ulje drastike të pagës, nga kontrata e re do të përfitojë 50% më pak. Zyrtarizimi është vetëm çështje ditësh.
fax