Kryeministri Edi Rama sërish ka kritikuar Bashkimin Europian për mosmbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë.

Gjatë një mbledhje në Greqi me ish-kryeministrin George Papandreou, Rama tha se dy përpjekjet e para dështuan dhe jo për faj të Shqipërisë.

Sipas Kryeministrit Rama, dasmën e parë dhe të dytën “nusja” nuk erdhi, ndaj nuk do të ketë përgatitje për dasmën e tretë. “Nuk duhet që të biem pre e dështimit dhe zhgënjimit. Unë vetë në Shqipëri e kemi parë veten për dasmën e madhe me të gjitha dekorimet sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për procesin e integrimit. Kur e thotë organi i Komisionit Europian pasi është organi më i rëndësishëm. Kjo do të thotë që je gati të vazhdojë. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja nuk erdhi, edhe nuk ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. I tërë vendi mbetet sikur është tradhëtuar.“, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë deklaron se Shqipëria po mbahet peng i nacionalizmave të BE-së.

“Në Ballkan kur e kopjojnë, ne shkojmë më tutje se origjinali. Ne jemi pengje të nacionalizmave të BE-së. Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet nga nacionalizmat e BE-së. Kur flas për nacionalizmat e BE-së flas për nacionalizmat e vendeve të fuqishme që mbajnë peng udhëheqësit që ende nuk janë nacionalistë. Bien pre e këtyre lojërave të përdorjes së Këshillit Europian për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit dhe për të treguar muskujt vendeve të tyre. Nuk ka një vendim koheziv. Është një vend ku nacionalizmat e BE-së, përmes liderëve luajnë rolet e tyre. Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt.

Nga ana tjetër mendoj se nuk duhet që të biem pre e dështimit dhe zhgënjimit. Unë vetë në Shqipëri e kemi parë veten për dasmën e madhe me të gjitha dekorimet sepse Komisioni Europian tha se jemi gati për procesin e integrimit. Kur e thotë organi i Komisionit Europian pasi është organi më i rëndësishëm. Kjo do të thotë që je gati të vazhdojë. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, dasma e dytë nusja nuk erdhi, edhe nuk ka përgatitje për dasmën e tretë, vafsh në djall. I tërë vendi mbetet sikur është tradhëtuar.

Në fund ne duhet të vazhdojmë sepse ky proces nuk është i rëndësishëm. Është i rëndësishëm për fëmijët tanë. Procesi i integrimit bazohet në njohuritë e ndërtimit të shtetit, dhe pa këtë dije ne nuk mund t’i bëjmë vendet tona shtete funksionale të së drejtës. Ndaj duhet të ecim përpara. Tani njihet ose jo nga Brukseli, kjo nuk duhet të na lërë pa gjumë. BE ka nevojë për Ballkanin sa ç’kemi ne nevojë për ta.

Shembulli ishte i refugjatëve që duhet të vinin në Greqi dhe të dilnin nga Maqedonia e Veriut dhe pastaj të shkonin në Serbi. Sepse Ballkani Perëndimor rrethohet nga kufijtë e BE-së. Është një gropë në mes të BE-së. Nëse dikush mund t’i vendosësh në xhep. Duhen në vendin e vetë. Ka dhe faktor të tjerë, kinezët me të cilët patëm një martesë të lumtur dhe një divorc të hidhur thoshin se ne kemi Shqiopërinë dhe nuk na duhet Europa” – tha Rama.

Duke iu kthyer bashkëpunimit rajonal, Rama i bën thirrje Greqisë që të kthejë sytë sërish nga ballkani. Ai shprehet se Greqia duhet t’i rikthehet rajonit pasi mund të luajë një rol të rëndësishëm.

“Me kinezët që vijnë dhe ofrojnë ato që i quajnë para të lehta por që nuk janë para të lehta. Rusia po kështu, Turqia është një histori ndryshe. Nuk e shoh si një aktore të tretë. Ende po pres që Greqia të kthehet në rajon. Është shumë e qartë pse Greqia i ka kthyer shpinën rajonit, për shkak të krizës. Por mendoj se duhet t’i kthehet rajonit dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon. Duhet të shtyjmë dhe të ecim përpara për atë çfarë mund të bëjmë vetë dhe për më shumë bashkëpunim rajonal. Nëse arrijmë 4 liritë e rajonit, ne ja kemi dalë. Do të mbështesë paqen dhe dialogun” – tha Rama.

panorama