Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kreu i kadastrës Artan Lame ka pranuar se ka gjetur ndërhyrje në regjistrat kadastrialë të Durrësit. Sipas tij nga kërkimet e bëra në arkivin e Durrësit rezulton se ndërhyrja ka qenë në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Konkretisht janë gjetur që mungojnë 730 fletë, 243 faqe janë zëvendësuar, 569 faqe janë të dubluara dy herë, ku e njëjta pronë rezulton në emra të ndryshëm. Ndërsa shtoi se 152 regjistra janë në gjendje të mirë.

“Nga ndërhyrjet në arkivin e Durrësit, 152 regjistra në gjendje të mirë, në regjistrat e pasurive të paluajtshme të Durrësit mungojnë 730 fletë, 243 faqe të zëvendësuara, janë hequr dhe janë vendosur të tjera si dhe 569 faqe janë të dubluara, ku e njëjta pronë rezulton 2 herë”.

Gjithashtu ai tha se me kalimin e shërbimit online për qytetarët, këto shkelje do të mund të evitohen, pasi gjithçka është e siguruar dhe transparente./Priza