Shkolla artistike pa ngrohje
Pavarësisht vendimit të ministrisë së arsimit për të mbyllur shkollat për shkak të uljes së temperaturave dhe të acarit që përfshiu vendin tonë ,rikthimi ditën e sotme I gjeti nxënësit më të njëjtat kushte si një javë më parë. Shkolla pa ngrohje dhe klasa të ftohta. Në bashkinë e Elbasanit janë 8 shkolla të cilat konfirmohen zyrtarish që nuk kanë ngrohje e njëra ndër to është shkolla artistike “Onufri”. E vetmja shkollë që ka qarku I Elbasani nuk ka ngrohje dhe nxënësit ,ata të cilët do të jenë artistët e së nesërmes janë të detyruar të qëndrojnë në ambiente të ftohta çka sipas tyre ndikon edhe në performacën e tyre.
Por sa e vështirë është për një nxënës që të vizatojë në të ftohtë?
Edhe profesorët e shkollës pohojnë se godina ka nevojë për investim e si rrjedhojë edhe për një sisten të mirëfilltë ngrohjeje.
Kjo është e vetmja shkollë e cila përgatit artistë të disa ategorive në të gjithë qarkun dhe numri I nxënësve që studiojnë këtu është I lartë ndaj ngrohja dhe infrastruktura për ta janë thelbësore.
Jo vetëm shkollat 9-vjeçare kanë problem me ngrohjen por gjithashtu edhe 3 nga gjimnazet më të mëdhenj të bashkisë së Elbasanit, Dhaskal Todri,Kostandin Kristoforidhi dhe Mahir Domi.