Artistët bëhen bashkë për të ndihmuar një 12-vjeçar

Bashkia Cërrik në bashkëpunim me shoqatën MEDPAK organizuan në kinemanë e qytetit të tyre një koncert bamirësie për të ndihmuar Financiarisht Aleksandro Mëhalla, 12 vjecari i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Në këtë koncert bamirësie u bënë bashkë bashkia Cërrik , qytetarë , e artistë të cilët dhanë kontributin e tyre për të ndihmuar sado pak Aleksandron e vogël.

Në këtë koncert ishin të ftuar këngëtarët më të mirë dhe me të dashur shqiptarë si Aurela Gace , Ylli Baka , Irini Qirjako , Stine etj , prezantues , DJ , si dhe këngëtarë të rinjë të muzikës së lehtë dhe popullore. Këngëtarët Paro Ziflaj dhe Dule Malindi i uruan 12vjecarit të vogël shërim të shpejtë dhe të bindur se ai do ta mposhtë këtë sëmundje.

Edhe kryebashkiaku i Cërrikut Andis Salla falenderoi të gjithë artistët dhe bizneset si dhe qytetarët që iu bashkuan nismës së tyre për ti ardhur sado pak në ndihmë Aleksandros së vogël.

Në fund të koncertit doli në ankand edhe një pikturë , paratë e të cilës shkuan për ndihmë tek 12vjecari i sëmurë.