Një 75 vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në Ersekë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vdekja ka ardhur si pasojë e një rrjedhje të gazit në shtëpinë e viktimës, gjë që ka sjellë asfiksimin e tij dhe e ka bërë të humbasë jetën.

Ngjarja është raportuar nga banorët të cilët kanë vënë re prezencën e shtuar të erës së gazit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e plota.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.