Një shpërthim ka ndodhur në rrugën Istiklal, një nga rrugët më të frekuentuara të Taksimit, për një arsye të panjohur. Mësohet se nga shpërthimi ka pasur shumë të plagosur dhe humbje jete. Ndërkohë që në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i ekipeve mjekësore. Ekipet e policisë kanë marrë masa të gjera sigurie në vendngjarje. Ndërkohë që rruga Istiklal është e mbyllur për qarkullimin e këmbësorëve.

Hetimet vijojnë.