Kryeministri Edi Rama është ndalur tek shkelja e masave anticovid nga politikanët të cilët grumbullojnë njerëz më shumë sesa lejohet në kohë pandemie.
Rama ka theksuar se nuk do të lejohet askush të abuzojë qofshin edhe ministra të qeverisë së tij. Në fjalën e tij ai ka përmendur edhe Presidentin Meta, duke thënë se ai takohet kokë më kokë me subjektet e OFL-së.
Rama: Partitë politike bëjnë takime kundër rregullave. Nuk përjashtohet asnjë. Kam dhënë këshilla për të gjithë që të përmbahen rregullit të mos kenë më shumë se 10 persona. Shkeljet i bëjnë të gjithë. Nesër presim konkluzionet dhe bashkë me ato që do sugjerohen me rishikimin e gjobave nga lokalet edhe sanksionet për partitë politike. Çdo lloj denoncimi që do bëhet publik nga çdo lloj takimi i kujtdo do ndëshkohet. Personalisht me gjobë ata që i bëjnë. Edhe ministra, apo deputet apo opozitar apo presidenti kushdo. Unë jam shumë strikt në këtë dhe s’ka arsye pse të mos bëhet e njëjta gjë. Ka edhe takime ilegale që Presidenti i bën kokë më kokë me ato të OFL-së.
Top Channel