Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët është pyetur lidhur me deklaratën e fundit, të ambasadores së SHBA- Yuri Kim,  e cila vuri në shënjestër Tom Doshi ish deputet i PS tani kryetar i Partisë Social Demokrate, lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

 Rama ka thënë se nuk është nevoja që të përdoret ambasadorja Kim, për t’i kujtuar ligjin. Ai më tej ka shtuar se nuk do të përgjigjet pasi është abuzuar sa herë është përdorur ambasadorja.

Rama: Sa herë do më pyesni për ambasadoren nuk do të jap përgjigje se keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrën skandaloze. Duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston se përgjigja ime ishte shumë e thjeshtë. Nuk ka nevojë të më vini ambasadoren për të më kujtuar mua… që të më kujtoni ligjin. E vendosni ambasadoren si një karrem për të bërë telenovela.

Top Channel