Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 3 raste të reja me COVID nga 86 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Rastet pozitive janë identifikuar në Tiranë, Lushnjë dhe Selenicë. Aktualisht në të gjithë vendin janë Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,129 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon Ministria e Shëndetësisë.

Statistika ( 7 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 3

Të shëruar në 24 orë 5

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 86

Testime totale 1,999,922

Raste pozitive 331,931

Raste të shëruara 328,129

Raste Aktive 209

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150

Vlorë 19

Fier 18

Gjirokastër 5

Durrës 4

Berat 4

Shkodër 5

Elbasan 3

Lezhë. 1