Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për abuzimin me tendarat e uniformave të Policisë së Shtetit, duke mos përfshirë në dosje asnjë prej titullarëve të ministrisë së brendshme.

Tashmë dosja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme, ku ndaj të arrestuarve rëndon akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”. Për abuzimin me tenderin e uniformave akuza e shkeljes së barazisë së tendera i është komunikuar shtetasve Edlira Naqellari, ish drejtoresh e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, si dhe anëtarëvë të njësisë së prokurimit: Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, FatmirDemneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingajt.

Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve. Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatuar shkelje të rregullave ta prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit  të cilët në bashkëpunim me njqri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat  e tenderit. Po kështu tq arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra. Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndqrhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datë 11.10.2021 ka paraqitur kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.174/1 të vitit 2020 në ngarkim të të pandehurve E.N.; F.Ç.; A.B.; A.M.; A.O.; F.D.; K.H.; K.B.; M.B.; G.M., akuzuar për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se me datë 11.05.2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, me fond limit 2.800.347.570 (dy miliard e tetëqind milion e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) lekë (pa TVSH).

Nga hetimi kanë rezultuar veprime të kundërligjshme të bëra nga: titullari i Organit Qëndror Blerës, Drejtor i Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, E.N., në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit F.Ç.; A.B.; A.O.; K.H.; A.M.; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave K.B.; F.D.; M.B. dhe G.M., të cilët, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, kanë favorizuar bashkimin e subjekteve juridike të shpallura fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, duke sjellë si pasojë cënimin e lirisë së pjesëmarrësve në tendera dhe krijimin e avantazheve të padrejta për palët e treta.

(E.K/Faxweb.al)