I ashpër ka qenë reagimi i Moskës ndaj deklaratës së Kryeministrit Edi Rama i cili shprehu aspiratën për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova e ka quajtur të papranueshme deklaratën e Ramës duke theksuar se pret një reagim sipas saj “të përshtatshëm nga Perëndimi”.
“Ne e konsiderojmë deklaratën e bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës si krejtësisht të papranueshme. Promovimi i zbatimit të planit të ”Shqipërisë së Madhe“ është në kundërshtim të plotë me dispozitat e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së dhe minon stabilitetin në Ballkan. Pozicione të tilla nuk janë në përputhje me përpjekjet e përbashkëta të Beogradit dhe Tiranës për të krijuar një treg të vetëm.
Ne mezi presim të dëgjojmë një përgjigje të përshtatshme nga rojet perëndimore të projektit të” ndërtimit të kombit “në Kosovë ndaj kësaj sfide të hapur. Ne jemi të mahnitur që thirrjet e tilla subversive po injorohen ndërsa Beogradi po kritikohet për nismat e tij humanitare për” botën serbe “, të cilat janë të justifikuara dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Zakharova.
Për deklaratën e kryeministrit shqiptar ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se krijimi i “botës serbe” është e vetmja pengesë që sipas tij mund ta ndalë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”./be.k//Abcnews.al