Cërrik/Informacion paraprak Erion Rexhepi dyshohet se i ka shperthyer lende eksplozive ne rrugen kryesore ne dalje te baneses se ti.

Një atentat ka ndodhur mesditën e së enjtes në Cërrik.

Sipas raportimeve të fundit, 27-vjeçari ka mbetur i vdekur si pasojë e një shpërthimi të një sasie lënde plasëse.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 12: 30 në kryqëzimin e Fermës, ndërsa ende nuk bëhet me dije identiteti i viktimës.

Po ashtu nuk ka informacion as për rrethanat e kësaj ngjarje, teksa detaje pritet të mësohen në minutat në vijim. Raportohet edhe për një të plagosur.

Njoftimi i policisë:
Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.