Atentat me tritol në Cërrik, vritet i riu.

Fillimisht u raportua si shpërthim bombule por nga raportimet e fundit bëhet me dije se është një sasi tritoli që ka shpërthyer në makinë te ‘Kryqëzimi i fermës’ rreth orës 12:30.

Vijon…

Njoftimi i policisë

Cërrik/Informacion paraprak Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.