Zbardhen detaje të reja rreth atentatit ndaj ish deputetit socialist Armando Prenga. Mësohet se në afërsi të Lagunës së Patokut, në Fushë Kuqe, 29-vjeçari Fatbardh Ismaili ka qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës të Armando Prengës. 5 plumba nga krahu i pasagjerit kanë prekur mjetin e ish deputetit, duke i thyer xhamat.
29-vjeçari është shpallur në kërkim ndërsa është gjetur makina me të cilën ka lëvizur autori, me precedent të mëparshëm kriminal.
Ai akuzohet për vrasje me paramendim. Rikujtojmë se ngjarja ka ndodhur pas përplasjes mes babait të tij Ismail Ismaili dhe vëllait të ish deputetit Prenga në KZAZ nr 15 në Laç me 14 maj.