Në seancën e sotme plenare janë betuar edhe deputetët e rinj që do të jenë pjesë e kuvendit, pasi kanë zëvendësuar deputetët që lanë mandatin për të kandiduar si kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

Janë betuar sot Frrok Gjini deputet i Partisë Socialiste në Shkodër pasi ka zëvendësuar Benet Becin i cili tashmë është kryebashkiaku i ri i Shkodrës.

Gjithashtu kanë marrë mandatin e deputetit për Partinë Demokratike dhe janë betuar në kuvend, Asllan Dogjani, që zëvendëson Belind Këlliçin, Ludovik Hasani që zëvendëson Zef Hilën dhe Qani Xhafa, që zëvendëson Luciano Boçin.

Ndërkohë nga rezultatet te zgjedhjeve vendore, nga të gjithë ato që lanë mandatin e deputetit për kryetar bashkie, vetëm Benet Beci është zgjedhur në krye të bashkisë Shkodër./abcnews.al

Previous articleKy është shteti i parë amerikan që ndalon TikTok
Next articleAtentati ndaj Armando Prengës/ 29-vjeçari qëlloi 5 herë me armë në drejtim të mjetit të ish deputetit,