Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me vrasjen e Laert Kekës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.
Gazetarja e Faxnews Afrovita Hysaj bën me dije se ndaj 41-vjeçarit është qëlluar me dy armë të ndryshme.
Dyshohet të jetë përdorur një armë tip pistoletë dhe një armë automatike, kallashnikov. Nga ekspertiza mësohet se ka marrë 6 plumba në trup dhe kokë.
Sakaq mësohet se bëhet fjalë për një atentat mirëorganizuar. Policia ka marrë në pyetje 30 persona por ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.