Tërmeti që goditi Marokun ka shkaktuar më shumë se 2 mijë viktima deri më tani. Si pasojë e tërmetit janë prekur mbi 300,000 njerëz. Tërmeti, me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter goditi Marokun qendror, teksa njerëzit e kaluan natën në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.
Tërmetet më vdekjeprurëse në 25 vite
Marok: 8 shtator 2023
![](https://secure-ds.serving-sys.com/BurstingCachedScripts//Res/blank_1X1.gif)
Një tërmet me magnitudë 6.8 ka shkaktuar më shumë se 2000 viktima dhe ka plagosur 1400. Numri pritet të rritet ndërkohë vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.
Turqi dhe Siri: 6 shkurt 2023
Një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt duke shkaktuar më shumë se 21 mijë viktima.
Nepal: 25 Prill 2015
Më shumë se 8,800 njerëz humbën jetën si pasojë e një tërmeti me magnitudë 7.8 ballë që goditi Nepalin në vitin 2015.
Japoni: 11 mars 2011
Një tërmet me magnitudë 9 në brigjet verilindore goditi Japoninë duke shkaktuar një cunami, dhe duke shkaktuar më shumë se 18,400 viktima.
Haiti: 12 janar 2010
Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë nga një tërmet me magnitudë 7.0. Qeveria vlerësoi numrin e të vdekurve në 316,000, por shkalla e shkatërrimit e bëri të pamundur numërimin e saktë.
Kinë: 12 maj 2008
Një tërmet me magnitudë 7.9 goditi Sichuan lindor, duke vrarë shkaktuar më shumë se 87,500 viktima.
Indonezi: 27 maj 2006
Më shumë se 5700 njerëz vdiqën kur një tërmet me magnitudë 6.3 goditi ishullin Java.
Kashmir: 8 tetor 2005
Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Kashmirin, duke shkaktuar më shumëë se 80,000 viktima
Indonezi: 26 dhjetor 2004
Një tërmet me magnitudë 9.1 shkaktoi një cunami në Oqeanin Indian, duke shkaktuar rreth 230,000 viktima.
Iran: 26 dhjetor 2003
Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi pjesën juglindore të vendit, duke vrarë më shumë se 20,000 persona.
Indi: 26 janar 2001
Një tërmet me magnitudë 7.6 godeti Gujarat, duke shkaktuar mbi 20,000 viktima.
Turqi: 17 gusht 1999
Një tërmet me magnitudë 7.6 godeti Izmitin, duke shkaktuar 18,000 viktima.
/abcnews.al
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)