“El Confidencial” botoi këtë të mërkurë një pjesë të tretë të audios së Florentino Pérez. Materiali i ri daton, sipas mediave, në dy biseda të ndryshme, e fundit prej të cilave u zhvillua në tetor 2012. Në to, presidenti i Real Madridit sulmon ashpër portugezët që ishin nën komandën e tij, gjatë fazës së dytë në krye të klubit të bardhë. Florentino është veçanërisht i ashpër me Mourinho dhe Cristiano Ronaldo, të cilët i përshkruan drejtpërdrejt si “budallenj”.

Për Cristiano Ronaldo:

“Ai është i çmendur. Ky djalë është një idiot, një njeri i sëmurë. Ju mendoni se ky djalë është normal, por ai nuk është normal, përndryshe nuk do t’i bënte të gjitha gjërat që bën. Marrëzitë e fundit që bëri i pa e gjithë bota. Nuk e kuptoj pse e bëri atë gjë idiote”.

Për Mendes, Cristiano dhe Mourinho:

“Mendes nuk komandon asgjë te Ronaldo. Ashtu siç nuk komandon asgjë Mourinho. Zero kontroll. Edhe për intervistat, asgjë. Këta janë djem me një ego të tmerrshme, të dy gjakprishur, trajneri dhe ai. Ata nuk e shohin realitetin, sepse të dy mund të fitojnë shumë më shumë para nëse do të ishin ndryshe. Këto janë dy anormalë, sepse po flasim për shumë para në fushën e të drejtave të imazhit. Gjithashtu, me atë fytyrë që ata kanë, me atë mënyrë sfiduese, që të gjithë nuk e pëlqejnë…

Nëse publiciteti është e kundërta, është e kundërta! Ky është një nga efektet e Madridit. Është një tjetër që nuk ka kokë dhe ata djem Real Madrid i ha. Edhe Mourinho është një idiot… Nuk është se ai e bën ngaqë nuk do të luajë bukur. Epo, ai është pak i zymtë. Ai drejton makinën pa licencë… Është mbingarkuar nga presioni dhe kjo e bën të duket si i sëmurë. Por tjetrit nuk i intereson nëse ai është i sëmurë, sepse kjo e vret atë”.

Nënshkrimi i Pepe më 2007, nën presidencën e Calderón

“Sa para janë larguar nga këtu dhe kanë përfunduar atje. Tani duhet të shohim se ku është dalja në bankë. Ai e bën këtë me Jorge Mendes, i cili është përfaqësuesi i presidentit të Portos. Me të gjithçka është e çuditshme. Kjo është alibia e presidentit të Portos. Ai dhe Mendes morën para nga rusi me Mourinho, me Carvalho, me Ferreira… Ato i çojnë në Zvicër. Dikush nga klubi ynë duhet të hidhërohet dhe të na e shpjegojë këtë llogarinë në Zvicër”.

Shënim: Ky skandal që ka tronditur rëndë Real Madridin shpërtheu dje, me audiot e Florentino Perez për dy legjendat e klubit, Iker Casillas dhe Raul Gonzalos. Edhe ata i baltoste keq, me deklaratat e vitit 2006.

fax