Karikuesja wireless e Apple, AirPower, supozohej të vinte tek përdoruesit me një aftësi unike për të karikuar iPhoneApple Watch dhe AirPods në të njejtën kohë. Për fat të keq Apple e ndaloi prodhimin e AirPower në mars të 2019 duke cituar vështirësitë e hasura për të sjellë në jetë këtë produkt.

Mirëpo një koleksionues prototipesh 28 vjeçar nga italia, Giulio Zompetti, thotë se ai ka arritur të blejë një prototip të AirPower nga burimet e e-waste në Kinë. “Kësaj pajisjeje i mungon e gjithë veshja e jashtme, duke treguar kështu trupin e bukur prej inoksi.” thotë Zompetti.

Në pamjet e mëposhtme ju mund të shikoni që AirPower karikon një iPhone prototip, i cili është pajisur me një hardware special për të aktivizuar fijet e rrumbullakëta të bakrit. “AirPower nuk funksionon me pajisjet e prodhuara nga Apple, pasi fijet e bakrit ‘zgjohen’ nga pajisja.” shpjegoi Zompetti, i cili pohon se ka arritur të karikojë 2 pajisje njëkohësisht deri më tani.

AirPower supozohej të funksiononte në të gjithë tërësinë e saj, mjafton të vije celularin mbi të në një vend çfarëdo për ta karikuar atë. Problemi kryesor me këtë dizajn ishte mbinxehja gjatë përdorimit. “Unë nuk isha në gjendje të riprodhoja këtë problem por nuk mund të them se ai nuk gjendet më” tha Zompetti.