Qeveria e Austrisë ka urdhëruar ditën e sotme mbylljen e dy xhamive të frekuentuara nga një militantë islamik, i cili vrau katër persona në Vjenë.
Dy xhamitë ndodhen në periferi të Vjenës – njëra quhet Melit Ibrahim në rrethin Otakring dhe tjetra Tewhid në zonën Majdling.
Ministria e Integrimit të Austrisë,Susanne Raab, u shpreh se agjensia vendase e inteligjencës BVT ka vlerësuar se “vizita në këto xhami e ka përshpejtuar radikalizimin e sulmuesit”.
Sulmuesi, i identifikuar nga autoritetet austriake si Kujtim Fejzullai, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, ka kryer sulmin të hënën, duke hapur zjarr në gjashtë lokacione në qendër të Vjenës.
Ndërkohë Grupi militant Shteti Islamik e ka marrë përsipër sulmin.Policia gjermane ka bastisur banesat e katër personave të dyshuar për lidhjet e tyre me sulmuesin e Vjenës.
Bastisjet u kryen në Kasel, Osnabryk dhe Pineberg, pranë Hamburgut. Disa persona janë ndaluar në Austri ndërsa Zvicra ka nisur hetimet këto çështje.