Presidenti i SHBA, Donald Trump, reagon për herë të parë pasi kundërshtari i tij, Joe Biden, përmbysi rezultatin në Pensilvani, një ndër shtetet vendimtare për fitoren në këto zgjedhje.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Presidenti Trump thekson se “Filadelfia ka histori të keqe me integritetin e zgjedhjeve”.

Joe Biden ka fituar 264 vota elektorale nga 270 që duhen për tu zgjedhur President, ndërsa Donald Trump ka 214 vota elektorale.

Biden kryeson me 50.5% të votave në krahasim me 47.8% të votave të Donald Trump. E përkthyer në shifra, janë: 73,565,920 vota për Joe Biden dhe 69,669,705 për Donald Trump.