Një sulm më armë zjarri është rregjistruar në një sinagogë(objekt kulti) në kryeqytetin austriak,Vienë.

Ministria e Brendshme e Austrisë ka raportuar se deri më tani kanë vdekur disa persona si edhe janë plagosur disa të tjetër. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e sinagogës e herë pas here i bën thirrje qytetarëve të largohen nga vendi.

Kjo kërkesë vjen pasi policia po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit.

Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.

Previous articleZgjedhjet presidenciale,”gardh shtesë” rreth Shtëpisë së Bardhë
Next articleOgerta Manastirliu humb njeriun e shtrenjtë