Të paktën 27 persona , shumica e tyre punëtorë minierash, u vranë të premten kur autobusi që i transportonte doli nga rruga dhe ra në greminë, në jug të Perusë .
“Për fat të keq, ne jemi duke vajtuar vdekjen e 27 punëtorëve tanë pasi, autobusi ra në greminë”, tha përfaqësuesja e minierës, në një deklaratë, duke shtuar se 16 të tjerë u plagosën .
Zyra e prokurorit lokal tha se shoferi i autobusit ishte midis të vdekurve. “Kjo është një zonë shumë e rrezikshme “, tha prokurori Johnny Romero, duke shtuar se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë, se shiferin mund ta ketë zënë gjumi në timon.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit midis qytetit turistik të Naska dhe Pukio, në malësinë e rrethit Ayakuca, rreth 450 km në juglindje të Limës.
“Vëllai im u hodh nga dritarja dhe ra mbi gurë. Ai është plagosur rëndë, nuk është në gjendje të lëvizë trupin e tij, ai do të dërgohet në Lima”, tha Adriana Cruz Taipe për shtypin.
Ky është aksidenti i dytë vdekjeprurës automobilistik në vend brenda dhjetë ditësh.
Më 8 qershor, 17 njerëz u vranë kur një autobus.
Aksidentet rrugore janë shumë të zakonshme në Peru, për shkak të zhvillimit të shpejtësisë, kushteve të këqija të rrugës, mungesës së sinjalistikës dhe kontrolleve nga autoritetet.
ORA TV