Home SPORT Jo vetëm Ramos, një tjetër mbrojtës pritet të largohet nga Real Madrid

Jo vetëm Ramos, një tjetër mbrojtës pritet të largohet nga Real Madrid

8

Nga Real Madrid nuk pritet të largohet vetëm Sergio Ramos, pasi një tjetër mbrojtës po mendon t’i jap lamtumirën skuadrës spanjolle.

Bëhet fjalë për Raphael Varane. Qendërmbrojtësi francez ndryshe nga Ramos është ende nën kontratë me Los Blancos por në drejtim të tij ka shumë oferta dhe një ndër më të rëndësishmet është ajo e Manchester United. Klubi anglez i Djajve të Kuq thuhet se i ka bërë klubit të Realit një ofertë fillestare për Raphael Varane. Aktualisht Raphael Varane është i përqëndruar te Euro 2020 teksa është një nga pikat kyçe në qendrën e mbrojtës së kombëtares franceze.

Manchesteri mendohet se ka ofruar një shume prej 58 milion eurosh për lojtarin e Realit, por gjigandët spanjollë mendojnë mos ta lëshojnë pa 80 milion euro francezin pasi ata e cilësojnë Varane një lojtar me një karrierë futbollistike të kompletuar dhe që ka ende shumë për të dhënë dhe është ende i ri në moshë vetëm 28-vjeç.

Të dyja palët po vazhdojnë bisedimet dhe nuk kane dhënë akoma një përgjigje se cila do të jetë e ardhmja e Varane, do të vijojë të qëndrojë në Madrid apo do të transferohet në Old Traffon.