Home AKTUALITET Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga në Turqi, 15 të vdekur...

Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga në Turqi, 15 të vdekur dhe 17 të plagosur

19

Një aksident me autobus në Turqinë perëndimore i mori jetën 15 pasagjerëve këtë të diel, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave të huaja, autobusi i ardhur nga provinca e Detit të Zi, Zonguldak, humbi kontrollin dhe u përmbys në autostradën Balikesir gjatë rrugës për në Edremit në provincën perëndimore Balikesir.

Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan menjëherë, por 11 persona vdiqën në vendngjarje, dhe katër të tjerë pasi u transportuan në spital dhe iu nënshtruan mjekimit. Por pavarësisht përpjekjeve nuk arritën dot t’i mbijetonin plagëve.

Guvernatori i Balikesir, Hasan Sildak teksa vizitoi të plagosurit tha se 3 nga 17 personat e plagosur në aksident u liruan nga spitali pas trajtimit.
Ndërkohë që forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit